Komisioni i Disiplines prane FSHF-se ka gjobitur diten e djeshme Vllaznine me 2 milione leke te vjetra gjobe si rrjedhoje e shkeljes se protokollit sanitar duke lejuar futjen ne stadium te nje numri me te madh tifozesh nga sa e lejon rregullorja.
Per kete vendim ka reaguar sponsori i Vllaznise Alban Xhaferi i cili eshte shprehur: “Ky vendim erdhi pasi sebep u bene deklaratat e drejtorit te Partizanit Olsi Rama dhe me te u be buje, a thua se kishte ndodhur diçka e madhe. Me pas erdhi edhe gjoba sepse kjo çeshtje u be mediatike.
Ne nuk jemi te paret as te fundit pasi kjo puna e tifozeve eshte lehtesisht e verifikueshme nese sheh çdo ndeshje te Superiores. Jemi vete deshmitare qe sa here kemi luajtur ne rrethe, prania e 200-300 tifozeve ne stadiume ka qene mese normale.
Pastaj shikoni edhe ndeshjen Partizani- Tirana, kjo eshte diçka qe shikohet, s’ka nevoje per argumente te tjera. Keqardhja e vetme eshte se pse duhet te behet Vllaznia shembull per kete, por mesa duket deklarata e drejtorit te Partizanit ishte ne ate nivel qe te kerciste gjoba. Kjo eshte e gjitha”.
I pyetur nese ne vazhdimesi do te kete gjoba edhe per ekipet e tjera, Xhaferi do te pergjigjej: Nuk do te ankohemi asnjehere. Jam i bindur se do te kete tifoze edhe ne stadiumet e tjera por nuk besoj se do te kete gjoba. Kjo e jona erdhi, e perseris erdhi ngaqe u ankua drejtori i Partizanit”./SHKODRA-SPORT.COM/