FIFA ka vendosur që të nisë hetim ndaj Xherdan Shaqirit dhe Granti Xhakës pasi bënë simbolin e shqiponjës gjatë festimit të golave ndaj Serbisë.

Këtë hetim e kanë kërkuar serbët për shkak se e cilësojnë si një provokim për ta.

Por nuk kanë munguar reagimet komike për këtë çështje. Aktori i njohur Blerim Destani ka postuar një foto të kancelares gjermane, Angela Merkel e cila mundohet të bëjë simbolin e shqiponjës me duart e saj.

Destani shkruan në gjermanisht, por Shaqiri dhe Xhaka kanë goditur edhe një herë duke shkruar “Faleminderit Merkel”.