Xhevahir Sukaj është një nga ata futbollistë që e njeh shumë mirë derbin e kryeqytetit. Sulmuesi ka shënuar 4 gola në këtë supersfidë të kampionatit shqiptar edhe shpesh ka vendosur fatet e saj, duke qene pjese e rrugëtimit të gjatë që sheh të kuqtë pa humbje.

E megjithatë, sulmuesi i cili aktualisht luan me Flamurtarin, thotë se derbi këtë herë nuk është si më parë, pasi ka shumë risi e situata që e bëjnë të paparashikueshëm. Në intervistën për VIP Sport, Sukaj tregon ndryshimet në përgatitjen e dy skuadrave për derbin, si dhe bën parashikimin mbi atë që mund të jetë personi që do të vendosë këtë duel.

“Ky derbi është më shumë i paparashikueshëm tani se sa herët e tjera. E them këtë pasi po luhet për herë të parë në një stadium të madh me një numër më të lartë tifozësh. Të dy palët kanë lojtarë të dëmtuar. Nuk është se mund të bësh shumë parashikime, por Partizani hyn si më favorit.

Jo, nuk ka shumë diferencë. Për mua Tirana, pavarësisht se ku është, në fund të kampionatit e shoh në mes të tre vendeve të para, e shoh edhe atë lart. Po kalon një periudhë të keqe, siç mund t’i ndodhë edhe Partizanit, po humbi nesër mund t’i ndodhë një periudhë e keqe.

Tirana po kalon një moment jo të mirë e normalisht që ndikon, por në momentin që do ta kalojë, mendoj se do të ngrihet lart se bërthamën dhe lojtarët iu ka. Për mendimin tim, Tirana do të jetë në tre vendet e para dhe nuk ka shumë diferencë, aq më tepër që në derbi nuk njihen shumë diferencat.

Por përgatitja, ajo ideja që ka 4 vite pa humbur, janë disa gjëra plus për Partizanin që i japin një shtysë më tepër dhe e favorizojnë më tepër në këtë pjesë.

Mendoj që e zgjidh Çinari. Është e dyta herë që e gjej fiks dhe këtë herë jam më i bindur se herën e parë. Mendoj se do ta zgjidhë ai”. /vipsport/