Mungesa e rezultateve është shoqëruar edhe me një goditje të rëndë për Flamurtarin. Sulmuesi kryesor i saj, Xhevahir Sukaj la pësuar një dëmtim të rëndë në kavilje, duke mbyllur sezonin.

Shkodrani u dëmtua gjatë fraksionit të parë të ndeshjes me Partizanin, e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Ekzaminimet e kryera nga mjekët e vlonjatëve konstatojnë se Sukaj ka ndrydhur kaviljen, fazë që i duhur kohë për tu rikuperuar.

Ky lajm do të ul së tepërmi optimismin te skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, që përpos Sukaj, në takimin ndaj Kastriotit mund të vuaj edhe mungesa të rëndësishme si Elton Kale dhe Blerim Kotobelli.

Aktualisht Flamurtari është në garë për një vend në Kupat e Europës, pozicion që deri 4 javë përpara fundit e ka arritur./newsport/