Ish- sulmuesi i njohur i Vllaznise Xhevahir Sukaj eshte ndalur sot ne media per te folur rreth kesaj skuadre, humbjes se fundit me Lacin por edhe gjera te tjera qe kane te bejne me kuqeblute.

“Unë mendoj se Vllaznia duhet të jetë sa më e bashkuar që ta fitojë titullin. Sa më pak fjalë, sepse Shkodra e ka pak problem këtë pjesë. Po ta shikosh, pas humbjes me Laçin ka pasur diskutime dhe komente a thua se ka humbur Barcelona… Shkodra e ka këtë problem, sepse ashtu si kaloi në eufori kur mundën ekipet me emër dhe filluan festat, ashtu kalon dhe në krah të kundërt dëshpërimi.

Nëse humbet një ndeshje, sikundër me Laçin, bëhet një problem shumë i madh. Dhe kjo ndikon negativisht tek ekipi. Ndërsa Partizani këtë e ka favor sepse është më i konsoliduar. Ndoshta dhe njerëzit i ka më të rregullt në kuptimin që nuk e lënë t’i dalë situata nga dora. Partizani ka financat e plota, i ka të gjitha dhe si ekip e shoh më të kompletuar”-ka thene Sukaj.

Por sa jane shanset e ekipeve per t’u shpallur kampion? Sulmuesi i njohur e ndan kete gje me perqindje dhe per kete arsye, ne prononcimin e tij do te shprehej:

“Do t’i jepja 40 për qind Vllaznisë, 30 për qind Partizanit dhe 30 për qind Laçit. Kështu e ndaj unë. I jap Vllaznisë 40 për qind, sepse është 6 pikë përpara dhe me futbollin që ka luajtur, nuk kishte vend për ta diskutuar. Por, në Shqipëri situatat ndryshojnë… Fatkeqësi për Shkodrën është mungesa e tifozëve. Po t’i kishte pasur ekipi tifozët, besoj që sot Shkodra do të kishte qenë në festë”.