Gazetari Pano Xhixho, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ndryshimet e trajnerëve në Superiore. Sipas tij, këto ndryshime, tregojnë se presidentët kanë shumë stres.

Xhixho deklaroi se Tirana po kalon një krizë rezultatesh si në vitin 2017, kur ranë nga kategoria.

“Si lajmin më të madh që prodhoi kjo javë, është largimi i një tjetër trajneri, Migen Memellit. Duket se presidentët po kalojnë shumë stres. E ndryshimin e formulës, nuk e prisja që të largoheshin kaq shumë trajnerë.

Partizani vazhdon me një hap që nuk e kishte nga viti 2018, që nuk fitonte katër radhazi prej 5 vitesh. Tirana më duket në një krizë. Asnjë humbje në 5 ndeshje, nuk ndodhte nga 2017 për bardheblutë, kur ranë nga kategoria”.