Handbolli i Vllaznisë organizoi një turne për nderin e Nikolon Karroces ditën e dielë. Për këtë organizmi ka folur edhe një nga lojtarët më me eksperiencë, i cili deklaroi edhe tërheqjen nga ky sport, Xhulio Dushi.

Ai vlerësoi shumë organizimin për një figurë si Nikolin Karroca. E ndërsa ndër të tjera ku tregoi problemet e handbollit shqiptar, tha se ishte një emocion më vete tërheqja nga ky sport si profesionist.

Dushi tha: “Ishte edicioni i tretë që ne organizojmë kupën në nderim të Nikolin Karroces. Për shumë kënd njeriu që e ngriti lart handbollin shkodran, por që fatkeqësisht iu ndërpre në mes projekti dhe idea e tij për këtë sport. Megjithatë ne nuk e harrojmë kurrë kontributin e tij dhe patjetër e vlerësojmë me organizimin e kupës, ku duhet falenderuar fillimisht familja e të ndjerit.

Organizimi ishte perfekt, me pjesëmarrjen e dy ekipeve nga Kosova. Ku duhet theksuar se në Kosovë, handbolli është një sport i parë. Ishin 4 ekipe pjesëmarrëse dhe mund të them se ka pasur interes edhe nga skuadra të tjera për të qenë pjesë. Por shpresojmë që ti kemi në vitin tjetër në pjesëmarrjen e kësaj kupe.

Tërheqja ? Pas 20 vitesh aktivitet në këtë sport besoj se ishte koha e duhur për tu larguar. Unë falenderoj këdo që ka qenë pjesë e këtij udhëtimi me mua dhe mund ta them se u largova me emocione.

Handbolli shqiptar ka shumë probleme, ku prej kohësh nuk ka një kampionat të mirëfilltë. Besoj se shpejt mund të fillojë një riorganizim për moshat u-13 dhe u-15, ku Vllaznia do jetë gati si çdo herë”.
Endri ÇINARI