Pas shpalljes së tërheqjes nga futbolli disa javë më parë, çka do të ndodhë në fund të sezonit, mbrojtësi i majtë i Inter Miami, Jordi Alba, është rikthyer të flasë përmes një interviste për kanalin “El Larguero”: “Jam mjaft i qetë, edhe pse nga njëra anë futbolli do të më mungojë. Pas tërheqjes do të kthehem në Barcelonë. Përvoja familjare këtu ka qenë shumë e mirë. Edhe ajo sportive, por cilësia e jetës në Spanjë është spektakolare. Të jetosh këtu është ndryshe, edhe pse jam i sigurt se disa gjëra do të më mungojnë”.
Pse u tërhoqe?
Do të kisha mundur të qëndroja edhe një vit, ndoshta dy, por e di që nuk do të pendohem sepse projekte të reja janë në horizont. Ishte një vendim shumë i menduar, ashtu siç ishte ai për të lënë Barcelonën. Më pëlqen ende të luaj, por në jetën e përditshme bëhet e vështirë. Është më shumë çështje shoqërimi me shokët e ekipit apo stafin, por entuziazmi që ke në moshën 20-vjeçare shuhet ngadalë.
A do të kthehesh në “Camp Nou” si Messi?
Jo, jo (qesh). Ai është më i miri i historisë, është normale të ketë çelësat e stadiumit. Unë do ta shijoj ndryshe, duke shkuar të shoh ndeshjet me familjen time. Messi nuk më ka thënë asgjë, të jem i sinqertë. As nuk e kam pyetur. Leo dëshiron një tribut dhe shpresoj që të ndodhë. E meriton, mendoj se do të ndodhë, sepse të gjithë presin atë moment.
Çfarë mendon për Lamine Yamal?
Mendoj se është një lojtar fantastik, por ka edhe të tjerë të mëdhenj si De Jong, Pedri, Gavi… Ta krahasojmë me Leon? Nuk ka krahasim të mundshëm. Messi është i pakrahasueshëm, sipas mendimit tim.







