Gazetar Ylli Aga, I ftuar në emsionin “Procesi Sportiv” ka bërë një analizë për fazën e parë të Kategorisë Superiore. Në fjalën e tij, Ylli Aga është shprehur se Vllaznia është skuadra që e ka surprizuar më shumë deri më tani dhe futet të ekipet pretendente për titull, ndërsa ka zbuluar edhe disa rekorde këtë sezon.
“Nuk shikoj një skuadër që nuk ka pësuar gol në 80% të ndeshjeve të luajtura deri më tani. Rastet që ka pasur në favor Partizani nuk I ka shfrytëzuar, ndërsa nuk meritonte më shumë se barazimi ndaj Bylisit.
Më ka surprizuar shumë Vllaznia dhe është një nga gjërat më të bukura të kampionatit pasi bën një lojë shumë të bukur dhe është pretendente për titull. Laçi këto fillimet I ka të vështira dhe fazën e parë sezonin e kaluar e nisi në mënyrë të tillë.
Në 45 ndeshjet e luajtura deri më tani në Superligë janë marrë 18 barazime, rekord për kampionatin tonë, ndërsa 16 fitore janë marrë nga skuadrat vendase dhe 11 nga udhëtuesit”./newsport/