Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREYlli i Real Madrid fiton Topin e Artë të Botërorit për Klube

Ylli i Real Madrid fiton Topin e Artë të Botërorit për Klube

Sulmuesi i Real Madrid Gareth Bale ka fituar Topin e Artë të Botërorit për Klube.

Në përfundim të finales së madhe mes Real Madrid dhe Al Ain, janë ndarë çmimet personale përpara se trofeu i Kupës së Botës për Klube t’u kalonte lojtarëve të Madrid.

Megjithëse nuk arriti të shënonte asnjë nga katër golat e Real në finale, uellsiani ka merituar çmimin personal që ndahet çdo vit.

Ai ka shënuar tre gola në gjysmëfinale ndaj Kashima-s dhe ka qenë një nga lojtarët që u ka shkaktuar më tepër probleme kundërshtarëve edhe në finale.

Real Madrid ka fituar 4-1 në finale duke triumfuar për të tretën herë radhazi në këtë kompeticion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments