Gazetari dhe analisti i njohur, Lirim Zalla, është i ftuar në studiot e ABC News në emisionin Pressing, aty ku foli për kombëtaren e Shqipërisë. Në fjalën e tij, Zalla tha:

“Rezultat i dyshimtë, kompleks, në të gjitha aspektet. Duke filluar që nga rezultati. Andorra theu rekordin e jetës, duke shënuar dy gola në transfertë.

Nuk mund të justifikohemi me këtë rezultat sot. E përkrahëm dhe e mbështetëm edhe kur humbi me Turqinë, por sot ishte e pafalshme. Vetëm 3260 njerëz në stadium. Kudo në botë, sado e dobët të jetë kombëtarja, stadiumi duhet të jetë plot. Luan kombëtarja, është nder i kombit.

Me Andorrën ka luajtur dhe Franca, duke pasur 60 mijë tifozë në stadium. Kombëtarja është e shenjtë, nuk është e askujt. Është e gjithë shqiptarëve. Kjo ishte eliminatore për Europian, vetëm 3000 vetë në stadium”./abcnews/