Sfida e ores 13:00 ne mes Kastriotit dhe Vllaznise qe do te luhet ne stadiumin e Kamzes konsiderohet e rendesishme per te dy ekipet dhe veçanerisht per ate shkodran sepse eshte ne gare per titullin kampion.
Nderkohe “SHKODRA SPORT” ka mesuar edhe emrat e arbitrave qe do ta drejtojne kete takim ne mes ketyre dy skuadrave. Sektori i Arbitrave prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e saj arbitrit te kolegjiumit te Lushnjes Laver Alla.
Edhe dy asistentet do te jene po nga ky kolegjium dhe pikerisht Devis Korreshi dhe Edlir Malo nderkohe qe arbiter i katert do te jete Ardian Beqiraj nga Tirana, pikerisht arbitri qe e drejtoi Vllaznine ne ndeshjen e kaluar ndaj Bylisit.
Ai u kontestua jo pak per ate 11-metersh te dhene per ballshiotet ne minuten e 92-te dhe prandaj drejtuesit e Vllaznise presin nje arbitrim korrekt sot nga Alla dhe asistentet e tij.
Nderkohe vezhgues i arbitrave ne kete ndeshje do te jete Pajtim Aliko nga Vlora ndersa delegat i Federates eshte nje tjeter ish- arbiter i njohur Bujar Pregja./SHKODRA-SPORT.COM/