Pasditen e sotme Vllaznia do te luaje miqesoren e rradhes, ate ndaj Tiranes kampione ne fuqi, ndeshje kjo qe do te zhvillohet ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryqytetit.

Ne kampin shkodran gjithçka duket gati per kete sfide dhe stafi teknik nga sa eshte pare edhe ne stervitjen e pasdites se djeshme, e ka te qarte edhe se me cilet lojtare do ta nise nga minuta e pare kete ndeshje.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se per te treten here rradhazi 11-shja baze nuk do te ndryshoje. Çka do te thote se Vllaznia do ta nise edhe takimin ndaj Tiranes njelloj si ato ndaj Pogradecit dhe Teutes.

Pra, ne porte do te jete malazezi Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta e Isaevski ne krahe dhe Isufi e Adili ne qender.

Asnje ndryshim edhe ne mesfushe dhe sulm. Treshja e qendres do te jete e perbere nga Krymi, Marku e Kruja ndersa ne sulm do te luajne Victor da Silva dhe Imeri ne krahe dhe ne maje do te jete Dunga.

Miqesorja e sotme do te jete e shtata per Vllaznine nderkohe qe ne gjashte te parat ka arritur 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Perballja e sotme me bardheblute kuptohet qe do te jete “qershia mbi torte” per ekipin shkodran ne pergatitjet per sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/