Kontrata e Robert Lewandowskit me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni, dhe ndërsa koha për vendime po afrohet, sulmuesi polak e ka bërë të qartë se cili është qëndrimi i tij për të ardhmen.
Pas tre vitesh në “Camp Nou”, gjatë të cilave ka qenë ndër golashënuesit më të qëndrueshëm të skuadrës, 37-vjeçari dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me fanellën “blaugrana”.
Sipas të përditshmes “Sport”, Lewandowski i ka komunikuar tashmë klubit se është i gatshëm të qëndrojë edhe për një sezon tjetër, madje duke pranuar një ulje të ndjeshme të pagës për ta bërë të mundur rinovimin.
Sulmuesi, i cili ka ruajtur një nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi, i ka bërë të qartë drejtuesve se do të presë deri në fund të sezonit për një përgjigje përfundimtare. Opsioni për ta zgjatur kontratën ekziston, por brenda Barcelonës nuk ka ende një konsensus të qartë nëse klubi do ta aktivizojë këtë klauzolë.







