Njera nga skuadrat pjesmarrese ne “Abissnet Superiore” per sezonin e ri eshte edhe Dinamo. Skuadra e mirenjohur rikthehet pas nje viti mungese serish ne mes me te mirave te futbollit shqiptar dhe duket se ajo do te kete nje organizim te ri.

Mbi te gjitha tashme nuk do jete vetem nje aksioner tek ky klub. Ergys Agasi është aksioni i katërt i Dinamos së re. Ai i bashkohet kështu presidentit Adrian Bardhi dhe kompanive “Mektrin Motors” dhe “Pelikan”, duke përbërë 4-shen që ka marrë përsipër projektin “Dinamo City”.

Bëhet fjalë për një biznesmen të njohur në vend, me disa kompani, një nga të cilat është “EA Tabaço”. Ai është edhe një personazh i njohur në politikë, ku më parë ka drejtuar edhe ISHMP-në. Tani Agasi futet edhe në botën e futbollit, duke përqafuar projektin që pritet të rilindë Dinamon dhe ta çojë atë në një stad tjetër.

Në fakt, ende klubi nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë projekt. Ndoshta pritet momenti që edhe skuadra të kthehet nga Italia, ku po kryhet faza përgatitore, ndërkohë që do të jenë bërë edhe disa nga blerjet e pritshme. Me kthimin e Dinamos në Tiranë do të organizohet një konferencë shtypi, ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i trajnerit Luixhi di Biaxho dhe stafit të tij.

Me katër aksionerë Dinamo do të ketë një buxhet më të madh, ndërsa bashkëpunimi me Mançester Sitin do t’i japë këtij klubi një tjetër dimension.