Pasditen e sotme Vllaznia do te zhvilloje te paren miqesore ne kete periudhe pergatitore para startit te sezonit te ri futbollistik. Ajo do te ndeshet ne oren 18:00 ndaj ekipit te Laçit ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Por nga ana tjeter, stafi teknik i kuqebluve eshte duke menduar edhe zhvillimin e disa miqesoreve te tjera deri me 19 gusht, date kur do te startoje kampionati i ri.

Pas te sotmes me Laçin, gazeta “Shkodra Sport” zbulon edhe nje tjeter kundershtar. Keshtu me date 7 gusht, Vllaznia do te ndeshet me Beselidhjen e Lezhes qe sivjet do te drejtohet nga trajneri Dritan Smajli.

Lajmi behet i ditur nga vete klubi lezhjan dhe po ashtu mesohet se miqesorja me shume mundesi do te luhet ne stadiumin “Beselidhja”. Por sigurisht qe kjo nuk do te jete miqesorja e vetme sepse planet jane per te luajtur te pakten edhe 2-3 te tjera ne ditet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/