Të shumta janë prapaskenat e merkatos, të cikat më vonë bëhen të ditura dhe shkaktojnë shumë zhurmë. Kështu, është edhe rasti i Pep Guardiolës që ka kërkuar me patjetër të transferontë Romelu Lukakun. Sulmuesi, tregoi me Interin se është një goleador i lindur, ndaj tekniku i Mançester Sitit mendoi ta kthente në qytet, por këtë herë me ngjyrat e “qytetarëve” dhe jo të Mançester Junajtid.
Sipas medias britanike, Siti ishte gati të ofronte 70 miliinq sterlina, megjithatë këto para nuk do të ishin të mjaftueshme për Interin që e vlerëson të paktën 20 milionë stërlina më shumë belgun.
Gjithsesi, bisedat nuk arritën asnjëherë në nivelin për të gjetur marrëveshje financiare, pasi trajneri Antonio Konte nuk e mendon skuadrën pa sulmuesin që udhëheq të gjithë ekipin e tij. /VipSport/