Ndryshimet te Vllaznia kane filluar. Perpos ardhjes se presidentit te ri, bashke me te po vijne edhe shume supriza. E para, ka qene ajo e sponsorit gjeneral. Qe do te thote se tashme skuadra shkodrane e ka nje sponsor.

Dhe jo thjesht per emer, por edhe per te mbushur arken e klubit. Ka qene krahu i djathte i presidentit Xhaferi, pikerisht sekretari Blendi Dibra, ai qe ne komunikimin me tifozet mbremjen e se merkures, ka dhene me shume detaje ne lidhje me te.

“Tashme e keni marre vesh se sponsori gjeneral i KF Vllaznia eshte birra “Bavaria”. Kontrata e firmosur me te eshte njevjeçare dhe nga kjo klubi do te perfitoje nje shume prej rreth 100 mije eurosh”.

Ne kete menyre, gjerat te Vllaznia kane filluar te marrin per mire. Ardhja e sponsorit gjeneral apo dhe e te tjereve qe mund te vijne ne vijim, do te ndihmoje jo pak ne perballimin e shpenzimeve te medha qe ka klubi./SHKODRA-SPORT.COM/