Mjaft kritik është shfaqur pas ndeshjes në stadiumin “Loro boriçi” trajneri i Tiranës, Ze Maria, pavarësisht se skuadra e tij u kualifikua. Mes të tjerash ai theksoi: “Ishte ndeshja më e keqe që kemi zhvilluar dhe unë i pari do ta eliminoja skuadrën time sot për mënyrën si luajti. Kemi një periudhë pushimi në Kupë dhe duhet të shohim se çfarë duhet të bëjmë. Objektivi ynë është Kupa e Shqipërisë, përderisa jemi kualifikuar.
Ne morëm atë që deshëm në Shkodër, pavarësisht se luajtëm keq, siç e theksova që në fillim. Kemi një muaj kohë dhe duhet të fokusohemi dhe të punojmë më mirë”.