Karriera shume e suksesshme si trajner ne sportin e boksit ka bere qe Komiteti Olimpik Shqiptar te vendose per nderimin e Zef Gjonit me titullin e larte “Urdheri Olimpik”. Ka ndodhur keshtu diten e djeshme ne nje ceremonie te zhvilluar gjate punimeve te Asamblese Vjetore te KOKSH.
Ne kuadrin e nderimeve te personaliteteve te spikatura ne fushen e sportit, te cilet kane dhene kontribut te madh ne te, u eshte akorduar ky çmim perpos Zef Gjonit, edhe ish- mundesit Sahit Prizreni, arbitrit te volejbollit Konals Gjoka dhe gazetarit te njohur Vladimir Grillo (pas vdekjes).
Zef Gjoni ka qene i pari qe e ka marre kete çmim, i cili i eshte dorezuar nga presidenti i Federates Shqiptare te Boksit Florend Kalivopulli dhe ai i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar Fidel Ylli.
Nje vleresim mese i merituar per karrieren e jashtezakonshme si trajner i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare duke fituar tituj e trofe te shumte dhe ne fakt Zef Gjoni nuk ka nder mend te ndalet ketu.
Çmimi i djeshem i eshte dorezuar edhe ne prani te familjareve te tij, te cilet padyshim kane qene te kenaqur qe mundi dhe sakrifica e tij vleresohet ne nje menyre te tille./SHKODRA-SPORT.COM/