Drejtuesit e Leipzigut kanë gjetur në Francë zëvendësuesin e Josko Gvardiol, i cili u shit te Manchester City për 90 mln euro. Duke u kthyer në mbrojtësin më të shtrenjtë në histori.

Vendin e lënë bosh nga 21-vjeçari kroat, do e mbulojë Castello Lukeba. Francezi me origjinë nga Angola ka dalë nga akademia e Lyonit. Teksa prej verës së vitit 2021 luan me ekipin e parë.

Klubi francez do të përfitojë 34 mln euro + bonuse nga shitja e qendërmbrojtësit në Bundesliga. Lukeba ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Leipzigun, ndërkohë që Lyoni ka mbajtur 20% të kartonit të tij.

Lukeba është pjesë e kombëtares U21 të Francës, fanellën e së cilës e ka veshur 10 herë deri tani. Tani është gati të tregojë aftësitë e tij në një nga skuadrat më të forta në Gjermani.

Në një klub që punon në perfeksion me të rinjtë, ku ka mundësinë të punojë i qetë, të përmirësohet dhe të shitet në të ardhmen diku tjetër. Lukeba do të garojë në grupet e Champions League me skuadrën e Marco Rose.