Katër nga 21 skuadra që në një mënyrë apo në një tjetër ndikohen nga rezultati i zgjedhjeve vendore janë pjesë e Superiores këtë sezon dhe përfaqësoheshin nga bashki opozitare. Vllaznia varet 100% nga Bashkia e Shkodrës dhe në pamje të parë duket se është skuadra me ndikimin më të madh.

Nga ana tjetër, te Luftëtari dhe Bylisi 25% të aksioneve i kanë bashkitë në klub, ndërsa thuajse e njëjta gjë edhe te Kukësi. Në Shkodër, Gjirokastër dhe Mallakastër mbetet për t’u parë situata që do të jetë pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa në Kukës kryetari i ri i Bashkisë është pikërisht Safet Gjici dhe kjo shihet si plus për klubin.

Situata eshte vertete e paqarte dhe per me teper vjen ne nje moment kur ekipit duhet te fillojne te pergatiten per sezonin e ri por ne fakt, per momentin askujt nuk i bie nder mend per futboll.

Padyshim qe kjo do te ndikoje ne ecurine e ketyre ekipeve ne kampionat sepse dashje pa dashje politika e ka perfshire edhe kete loje magjike kur ndoshta nuk duhej te ishte keshtu.