Artan Shyti, ka qenë i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka folur për zgjedhjet e ardhshme në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ai tha se politika ka ndërhyrë gjithmonë në zgjedhjet për kreun e FSHF.
Shyti u shpreh se nuk merret kush do jetë në krye të FSHF, por kush do të jetë në Komitetin Ekzekutiv.
“Futbolli, është sporti më i zhvilluar. Për këtë është merita e të gjithëve që janë në këtë sport. Për shumë arsye, është sporti më i pasur. Është për t’u vënë në vitrinën e sportit kombëtar. Unë mendoj se ka ende gjëra që duhen përmirësuar. Ka gabime dhe ndoshta përgjegjësi, që patjetër duhen përmirësuar.
Unë besoj, që ka plot hapësira, siç na u vuri në dukje edhe kryeministri. Duhet gjykuar shembulli i tipik i gotës gjysmë bosh. Për Shqipërinë ka shumë gjëra për të përmirësuar. Unë besoj se respekti dhe djersa e 20 mijë njerëzve duhet vlerësuar.
Unë për arsye etike, nuk dua të merrem me individin. Ne merremi vetëm kush do të jetë president dhe nuk merremi kush do të jetë në Komitetin Ekzekutiv. Ne duhet të qëndrojmë te pastërtia e lojës. Vetëm të dëgjoj çfarë thuhet, jo u shit jo u ble.
Ata që kanë për detyrë ta mbrojnë futbollin, nuk e bëjnë. Unë di që me statut futbollin e mbron FSHF. Nëse produkti nuk mbrohet, nuk shitet.
Politika ka ndërhyrë gjithmonë në zgjedhjet për FSHF. Historikisht, politika ka ndërhyrë gjithmonë.”, u shpreh Shyti.