Vllaznia barazoi pa gola me Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Sfida u mbyll në paqe, por jo gjithçka shkoi mirë në këtë sfidë. Në pushim, kur skuadrat po shkonin drejt dhomave të zhveshjes, nis përplasja mes Zguros dhe Adilit.
Duhej ndërhyrja e të tjerëve për të qetësuar situatën, sakaq të dy lojtarët morën nga një karton të verdhë (I dyti për Adilin).
Në Fair Play, lojtari i korçarëve, Zguro dha versionin e tij. “Nuk ka pse të ketë armiqësi mes dy skuadrave. Është thjeshtë një ndeshje futbolli. Ka edhe nga këto raste.
Ka ndodhur edhe në raste më të tjera. Vetë lojtari i Vllaznisë e di se kush e ka nisur. Kur ka mbaruar pjesa e parë i kam shkuar unë. Nuk ka ndodhur gjë në dhomat e zhveshjes.
Ai ka ikur në krahun e vet, unë në timin. Nuk ka bërë mirë që është kapur me trajnerin. Ai e ka sharë edhe trajnerin” – tha ai.