Keidi Bare u rikthye si titullar me Espanjolin, në sfidën kundër skuadrës së tij, Atletikon e Madridit.
Gjithsesi kjo ndeshje nuk zgjati shumë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, pasi u detyrua të zëvendësohej në minutën e 35’, pas një kartoni të kuq të marrë nga mbrojtësi i Espanjolit.
Edhe pse 35 minuta në fushë, Bare arriti të mbyllte mjaftë mirë Grizmanin, duke mos i lënë hapësira të mjaftueshme për të vepruar sulmuesit francez.
Kjo sfidë u mbyll në paqe me një barazim 1-1.