Manchester United është ndalur përballë Arsenalit.
“Djajtë e Kuq” nuk morën më shumë se një barazim 1-1 në përballjen ndaj skuadrës londineze në ndeshjen e zhvilluar në “Old Traford” për javën e 7-të të Premier Leagues.
Vendasit e nisën më mirë ku tentuan disa herë portën por ishte portieri Leno i cili neutralizoi çdo gjuajtje të kundërshtarit.
Por në minutën e 45’ talenti skocez Scott McTominay realizoi një supergol duke kaluar në avantazh 1-0 Manchester United.
Gjysma e dytë solli në fushë një Arsenal më kërkues dhe golin e barazimit e gjetën me të zakonshmin Pierre Emerick-Aubameyan (58’).
Pas këtij barazimi, ‘Djajtë e Kuq’ renditen në vendin e 10-të me vetëm 9 pikë të grumbulluara, kurse Arsenali pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë.