Kater vite suksese dhe njekohesisht sakrifice, nuk i kane mjaftuar nenkampiones se Europes Mikela Skandaj qe te marre pjese ne Kampionatin Boteror te karatese qe zhvillohet muajin e ardhshem ne Skoci.

Vajza me origjine nga Baqli i Lezhes dhe qe ne Europianin e vitit te kaluar te zhvilluar ne Firence, perfaqesoi Italine, kete here nuk ka mundur ta beje kete gje edhe ne Boteror sepse… nuk eshte shtetase italiane, ndonese ka lindur ne kete vend.

Federata Italiane e Karatese, nisur nga rezultatet e arritura prej saj, e kishte perzgjedhur Mikelen te ishte pjese e kombetares ne Boterorin e Skocise, pa e ditur se Mikela nuk kishte nenshtetesin italiane. Por njoftimi i fundit qe kane marre, u ka rene si “bombe”.

Prej dy muajsh Angjelini nuk ka lene zyre pa trokitur, per te gjetur nje zgjidhje ne menyre qe e bija te ishte pjesmarrese ne kete eveniment shume te rendesishem boteror, por me kot. Burokracite e shumta nuk ia kane mundesuar paisjen me nenshtesine italiane.

“Kam 4 vite pa zbritur nga podiumi, kam djersitur shume dhe kam fitur gjithçka vetem e vetem qe nje dite te marr pjese ne kampionatin Boteror”- thote me lot ne sy Mikela, e cila vazhdon: “Desha te shpalosja flamurin shqiptar qe me dhuruan bashkefshataret dhe shoket e babit tim, te cilet gjej rastin t’i falenderoj nga zemra. As Shqiperia nuk me ndihmoi ta realizoj kete enderr te madhe, besova shume po u zhgenjeva totalisht”.

Nje situate aspak e mire per kete sportiste te talentuar e cila ne 4 vite karriere, ka marre 48 medalje, megjithate ajo dhe babai jane te bindur se nje dite “shqiponja do te fluturoje per te arritur objektivin e saj”.
Gjergj KOLA