Saturday, March 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZhivanaj: Pësuam dy gola me standarde, rrezikuam të tretin. Ky ishte maksimumi...

Zhivanaj: Pësuam dy gola me standarde, rrezikuam të tretin. Ky ishte maksimumi që mund të merrnim sot


Realf Zhivanaj zëvendësoi sot Oltijon Kërnajën, që ishte i pezulluar për shkak kartonësh te Partizanit. Pas ndeshjes së barazuar 2-2 përballë Teutës, Zhivanaj tha fjalën e tij.

“Deri diku kemi bërë ndeshje të mirë, mund të bënim më mirë. Pësuam dy gola me standarde, rrezikuam të tretin. Kishim punuar se e dinim që Teuta ka shënuar 70% te golave ashtu. Diferenca në centimetra bëri diferencën.

Për ndeshjen me Vorën pajtohem se ishte ditë jo. Sot nuk ishte e njëjta qasje. Kemi poseduar topin në pjesën më të madhe të lojës. Ishte manovra e tillë që i lamë pak terren mbrojtjes së Teutës, e dinim se nuk fut topa mes linjave, por nis topat e gjatë. Dhe të shfrytëzonim tranzicionin pozitiv kryesisht me Skukën, por nuk rezultoi shumë e suksesshme.

Manovra ishte e tillë, përderisa dy anësorët e sulmit me këmbën e kundërt. Me tranzicion pozitiv, do ishte më e kollajt për ato që të godisnin portën. Për pjesën e golave, mendoj se Karlos ka bërë ndeshje shumë të mirë. Është ajo që përmenda, duhet të jetë diferenca e centimetrave. Kemi bërë më mirë se Teuta. Ekipi i Teutës është shumë i fortë fizikisht, sidomos në fushë e saj. Ky ishte maksimumi që mund të merrnim sot.

Nuk ka diçka që nuk po funksionon, është diçka momentale. Me pak praktikë do zgjidhet në vazhdimësi”, u shpreh Zhivanaj për “RTSH”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments