Zvicra ka publikuar listën paraprake të lojtarëve që do të përfaqësojnë shtetin e tyre për në EURO 2024.

Mes 38 emrave që ekipi zvicerian ka shfaqur për publikun, janë edhe 6 shqiptarë. I pari është Granit Xhaka, i cili po zhvillon një sezon fantastik me Bajer Leverkusen dhe duket sikur nuk mundet që askush t’ia zër vendin te kombëtarja.

Më pas vijnë me radhë edhe Xherdan Shaqiri, i cili luan në Amerikë te Çikago Fajër, Ardon Jashari (Luzern), Andi Zeqiri (Genk), Uran Bislimi (Lugano) dhe Albian Hajdari (Lugano).

Ju rikujtojmë që Zvicra gjendet në Grupin A të EURO 2024, ku është shortuar me organizatorët e kompeticionit, Gjermaninë, si dhe Hungarinë dhe Skocinë.