Neil Warnock, ish trajneri i Middlesbrough, Sheffield United, QPR dhe disa skuadrave të tjera angleze ka vendosur ta mbyll përfundimisht me futbollin.
73 vjeçari ka një karrierë të pasur pasi ka qenë trajner për 42 vite dhe ka drejtuar 1600 ndeshje zyrtare. Ëarnock mban edhe rekord si trajneri që dërguar 8 ekipe në elitën e futbollit anglez.
Ai mori rolin e tij të parë si trajner te skuadra e Premierligës Veriore, Gainsborough Trinity në 1981 dhe më pas drejtoi edhe 13 klube të tjera, ndërsa puna e tij e fundit si trajner ishte në sezonin e kaluar te Middlesbrough.
Në prononcimin e tij për “Sky Sport”, Warnock u shpreh se kishte ardhur të tërhiqej për të qendruar pranë familjes edhe pse nuk ishte një vendim i lehtë./newsport/