Sot është shpallur ankandi për shitjen e aksioneve të Tërbunit. Bashkia Pukë ka njoftuar se vlera fillestare do të jetë 5.2 milionë lekë të reja.
Data e zhvillimit të ankandit do të jetë më 7 korrik, ora 12:00. Ky ankand synon shitjen 100% të aksioneve.
Ankandi do të mbahet në Bashkinë Pukë. Kujtojmë se Tërbuni është aktualisht pjesë e Kategorisë së Dytë.
Klubi i Tërbunit arriti historik në vitin 2015, kur siguroi ngjitjen në Superiore. Vetëm një herë ka luajtur në elitën e futbollit shqiptar.
