Ditet kalojne dhe natyrisht qe emocionet e ndeshjes se pare te turit te dyte te “UEFA Europa Conference League” ne mes Vllaznise dhe Universitateas se Krajoves shtohen gjithnje e me shume.
Por nderkohe, “Shkodra Sport” meson se tashme eshte caktuar edhe ora se kur do te luhet kjo ndeshje e pare, e planifikuar per me 21 korrik ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Drejtuesit e klubit Vllaznia kane vendosur oren 21.00 per fillimin e saj dhe ky orar tashme eshte miratuar edhe nga institucioni i futbollit europian si organizator i aktivitetit.
Ne kete menyre, tifozet shkodrane do te kene mundesine ta shohin serish skuadren e tyre te zemres ne nje kompeticion europian, e dyta here rradhazi dhe kjo erdhi pas nje pauze 10 vjeçare. Por tashme duket se ka nisur nje cikel i ti i Vllaznise jo vetem ne futbollin shqiptar por edhe ne Europe.
Perballe rumuneve, kuqeblute ndonese nuk konsiderohen favorite do te mundohen te marrin nje rezultat sa me te mire ne kete ndeshje te pare ne menyre qe ne Krajove me pas nje jave prapa te tentojne kualifikimin, çka do te ishte historik per Vllaznine sepse ajo asnjehere ne historine e saj nuk ka arritur te shkoje deri ne turin e trete ne Kupat e Europes./SHKODRA-SPORT.COM/