Nuk ka më dyshime, Kristian Pulisiç është zyrtarisht një futbollist i Çelsit dhe sot është arritur zyrtarisht marrëveshja mes palëve. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtarë e klubit gjerman në rrjetet sociale, duke falënderuar Pulisiçin për gjithçka qe ka dhënë për Dortmundin.

Mesfushori me tipare sulmuese qe luan për Amerikën, është bërë pjesë e bluve të Londrës për një shifër rekord. Plot 64 milionë euro, i janë dashur Çelsit të paguajë për të siguruar shërbimet e tij.

Mesfushori amerikan, kishte kontratë me Dortmundin deri në vitin 2020, ndërkohë që verdhezinjtë synonin të rinovonin me të, ose ta shisnin për një shumë të konsiderueshme.

Në orët në vijim, pritet prezantimi i tij në Londër, ndërkohë që Çelsi po punon fort që të afrojë të tjerë futbollistë në këtë merkato janari. Një nga emrat që shihet si përforcim i mundshëm, është edhe mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj. /VipSport/