Burreli e ka marre shume seriozisht fazen e dyte te kampionatit dhe nga nje ekip qe ndodhej ne vendet e fundit te renditjes, tashme do te synoje pse jo edhe ngjitjen ne Superlige.

Me ardhjen e trajnerit Alert Alcani ne krye te ketij ekipi, erdhen disa rezultate pozitive dhe tashme ai ndodhet ne vendin e peste te renditjes.

Megjithate, ditet e fundit matjanet kane bere disa perforcime dhe njeri prej tyre eshte edhe ish- futbollisti i Vllaznise Emrah Fikaj.

Mesfushori 20 vjeçari ne fazen e pare te kampionatit ka qene pjese e Veleçikut por nderkohe oferta me e mire mesa duket e Burrelit, ka bere qe ai te nderroje skuader.

Kjo levizje kishte dite qe perflitej por zyrtarizohet nga vete trajneri Alcani qe ne nje prononcim per RTSH SPORT do te shprehej: “Kanë ardhur lojtarë cilësorë si: Fikaj nga Vllaznia apo dhe Hyska, që ka luajtur me shumë ekipe në Kategorinë e Parë dhe Superiore.

Besoj se ekipi është në rrugën e duhur. Me kalimin e ndeshjeve, duam që të synojmë të jemi në katërshen e parë. Janë mundësitë, por duhet që të marrim ndeshjet sipas radhës, ndonëse luajmë përballje të vështira”, – tha Alert Alcani, që drejton me sukses Burrelin.