Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZYRTARE/ Ish- trajneri i Vllaznisë emërohet në krye të Kombëtares së Maqedonisë...

ZYRTARE/ Ish- trajneri i Vllaznisë emërohet në krye të Kombëtares së Maqedonisë të Veriut

Shkruarr nga Maringlen ZHIVANI

Goce Sedloski është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut. Tekniku maqedonas rikthehet në qendër të vëmendjes së futbollit ballkanik, pasi Federata përkatëse i ka besuar drejtimin e përfaqësueses kombëtare.


Dy vite më parë, Sedloski ishte trajner i Vllaznisë, eksperiencë që nuk rezultoi e suksesshme, pasi skuadra shkodrane nuk arriti objektivat e vendosura. Pavarësisht kësaj, ai vazhdoi rrugëtimin e tij në pankina, duke fituar sërish besimin për të drejtuar një përfaqësuese kombëtare.

Emërimi i Sedloskit vjen në një moment të rëndësishëm për Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, e cila synon të rikthehet te rezultatet pozitive dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese për kompeticionet e ardhshme ndërkombëtare.

Në karrierën e tij si trajner, Goce Sedloski punoi si asistent dhe trajner në detyrë i Maqedonisë, dhe në nivel klubesh ai drejtoi Horizont Turnovo, Vardar, Riga (Letoni), Široki Brijeg (Bosnjë dhe Hercegovinë), ekipin e dytë të Dinamo Zagreb (Kroaci), Shkupi, Vlaznia (Shqipëri) dhe Rabotnicki.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments