UEFA ka konfirmuar se ka marrë dy kërkesa nga Federata Italiane e Futbollit dhe ajo Turke për të mirëpritur Europianin e vitit 2032, duke i bërë këto dy shtete të vetmet në garë.

Siç bën me dije organi më i lartë i futbollit në Europë, vendimi final për vendin se ku do të zhvillohen “EURO 2028” dhe “EURO 2032” do të jepen më 10 tetor të këtij viti.

Në vitin 2028 pritet të zhvillohet në Britani, me Anglinë, Skocinë, Uellsin, Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës që janë bashkuar së bashku për të mirëpritur eventin më të madh futbollistik në Europë.

Nga ana tjetër, Europiani i vitit 2032 do të vendoset midis Italisë dhe Turqisë.