Pati diskutime në lidhje me datën e ndeshjes së turit të parë eliminator në Champions League mes Kukësit dhe Valetës, pasi maltezët kishin kërkuar datën 10 korrik.
Por tani është marrë vendimi zyrtar dhe kjo ndeshje do të luhet më 11 korrik, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi verior në faqen e tij zyrtare, ku gjithashtu ka bërë edhe një zbulim: Kukësi është e vetmja skuadër shqiptare që merr pjesë në Champions League…
Ja dhe njoftimi i klubit kuksian:
“Më 11 korrik, në orën 19:00, në vendin e shqiponjave, në qytetin 2400-vjeçar të Shkodrës, në stadiumin “Loro Boriçi”, do të zhvillohet ndeshja e parë e Champions League për vitin 2018, FK Kukësi i Shqipërisë me FC Vallet-ën e Maltës.
Ndeshja pritet të jetë spektakolare dhe tifozeria pritet të jetë e zjarrtë për skuadrën e vetme, që përfaqëson Shqipërinë në Champions League-en e këtij viti. Ju mirëpresim për të mbështetur skuadrën tonë drejt fitores.” / Vipsport/