Fokusi i te gjitheve ekipeve eshte i perqendruar tek ndeshjet e rradhes per kampionat qe do te luhen kete fundjave, por Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka caktuar edhe datat dhe oraret e ndeshjeve te kthimit çerekfinale te Kupes se Shqiperise.
Keshtu eshte vendosur qe ndeshja e kthimit ne mes Vllaznise dhe Flamurtarit do te luhet diten e enjte ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres, ndeshje nga e cila do te percaktohet edhe skuadra gjysmefinaliste e Kupes se Shqiperise.
Njekohesisht eshte caktuar dhe ora se kur do te luhet kjo ndeshje, pikerisht ne oren 16.45. Keshtu eshte vendosur nderkohe qe bashke me ndeshjen e Shkodres po te enjten do te luhen edhe dy ndeshje te tjera nderkohe qe te merkuren do te luhet vetem nje ndeshje çerekfinale.
Siç dihet, Vllaznia para nje jave luajti ne Vlore ndeshjen e pare çerekfinale dhe fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Flamurtarit me dy golat e shenuar nga futbollisti boshnjak Mustedanagiç.
Objektivi i saj do te jete padyshim fitorja dhe kalimi ne turin gjysmefinal, sepse do te synoje fitimin e keitj trofeu per here te dyte, çka do te ishte diçka historike per kete skuader sepse nuk e ka arritur asnjehere me pare./SHKODRA-SPORT.COM/