HomeKRYESOREZyrtare: Ju kujtohet Radamel Falcao? Këtë sezon do jetë shok skuadre me...

Zyrtare: Ju kujtohet Radamel Falcao? Këtë sezon do jetë shok skuadre me Ivan Balliun

Me siguri shumë prej jush e kishin harruar Radamel Falcaon, i cili dikur pushtonte Europën, duke i dhënë Atletico Madrid titullin e Europa League e konkurruar Messin e Ronaldon për Këpucën e Artë në Spanjë.

Tashmë ai nuk është në nivelet e dikurshme dhe i ka kapur të 35-tat. Dëmtimet e njëpasnjëshme e detyruan të zbriste shkallë në cilësi dhe në sezonin e fundit ishte pjesë e Galatasaray në Turqi, ku sërish nuk e shpërbleu pritjen madhështore e mbështetjen, që tifozët nga Stambolli i dhanë.

Para tre ditësh ai u nda me turqit dhe sot ka firmosur për një vit me Rayo Vallecano, ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Ivan Balliu.

Falcao e njeh shumë mirë LaLigan dhe do provojë të ristartojë edhe një herë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments