HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ Juriç vepron ndryshe nga Marku e Zogoviç, rinovon edhe për një...

ZYRTARE/ Juriç vepron ndryshe nga Marku e Zogoviç, rinovon edhe për një vit me Vllazninë

Ndryshe nga Herald Marku dhe Bojan Zogoviç qe kishin rene dakord parimisht ne fillim por me pas nuk arriten dot te gjenin akordin per firmosjen e kontrateve te reja me Vllaznine, mbrojtesi Marko Juriç e ka gjetur gjuhen e perbashket me drejtuesit.

Si rrjedhoje, klubi shkodran ka bere te ditur se me mbrojtesin eshte rene dakord dhe firmosur kontrata e re qe do ta lidhe ate me Vllaznine edhe per nje sezon tjeter.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka shtyrë bashkëpunimin me futbollistin Marko Juriç. Ai do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu edhe për një sezon tjetër”- shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran.

Ne kete menyre, reparti i mbrojtjes se Vllaznise qe ishte me problematiku si rrjedhoje e largimeve te disa lojtareve, tashme ka nisur te marre forme. Bashke me Juriç, pjese e skuadres jane edhe maqedonasi Cheshmedjiev, Hakaj, Smajli, Dragoshi, Spahija, por edhe Sala./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments