Laçi shet më në fund te kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspol, mesfushorin Regi Lushkja. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se lojtari kavajas që prej 5 vitesh luajti te Laçi, nga data 1 shkurt do të jetë pjesë e Sherifit pasi më në fund klubet kanë gjetur marrëveshjen e transferimit.

Gazeta mëson se pas negociatave të shumta, moldavët kanë pranuar të derdhin në arkën e Laçit një shumë prej 350 mijë eurosh.

Nga ana tjetër, kurbinasit kanë insistuar që të mbajnë 20 % të kartonit të Lushkjes dhe Sherifi është lëkundur disi. Mirëpo, edhe këtë kusht të Laçit e ka pranuar dhe tashmë nëse Lushkja shitet në të ardhmen nga Sherifi, klubi kurbinas do të përfitojë sërish nga mesfushori.

Vetë lojtari ka rënë dakord për një kontratë 2+1 me Sherifin. Nesër ndaj Partizanit është ndeshja e fundit e kavajasit me fanellën bardhezi.