Legjenda e Arsenalit, Patrik Viera është zyrtarizuar si trajneri i ri i Strasburgut.

Trajneri që u shkarkua nga Kristal Palasi pak kohë më parë është gati për një aventurë të dytë në Francë.

E para ishte nën drejtimin e Nisës 4 vite më parë.

Klubi francez është në pronësi të Tod Bohlit, i cili gjithashtu ka dhe Çelsin.