Ademola Lookman është zyrtarisht një lojtar i Atleticos së Madridit. Lojtari ka pranuar ofertën e Simeones, i cili i ka ofruar 6 milionë euro në sezon, përfshirë bonuset.
Atalanta, nga ana e saj, donte 40 milionë euro për nigerianin dhe do të marrë 40 milionë euro, megjithëse 5 milionë euro do të duhet të “fitohen” dhe, si zakonisht, ato janë të regjistruara në bonuse.
Klubi nga Bergamo njoftoi transferimin e sulmuesit në mediat sociale: “Ademola Lookman është shitur përgjithmonë te Atletico Madrid. Faleminderit për gjithçka dhe fat të mbarë me të ardhmen tënde!”


