Java që sapo lamë pas rezultoi tepër pozitive për legjionarët. Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka përpiluar edhe listën e 5 futbollistëve shqiptarë me vlerësimin më të lartë, teksa kjo listë kryesohet nga ish-futbollisti i Kukësit, Valon Ethemi, i cili aktivizohet te Istanbulspor, në kategorinë e dytë turke.
23-vjeçari ishte protagonist me dy asiste në triumfin në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi.
Vlerësim i lartë edhe për Elseid Hysajn që gjeti rrugën e rrjetës me Lacion, si dhe Berat Gjimshitin, që ishte i pakalueshëm në sfidën ndaj Bolonjës.
Lista e TOP 5-shes, plotësohet me Agon Muçollin dhe Dejvi Bregun.
Talenti 22-vjeçar, i cili aktivizohet në kampionatin norvegjez te skuadra e Kristiansund, arriti të gjente rrugën e rrjetës ndaj Moldes në triumfin 2-0, teksa Bregu ishte një nga më të spikaturit te skuadra e Bolusporit.
Vlen të theksohet se vlerësimet e “Sofa Score” nuk i përfshijnë të gjitha kampionatet e mundshme ku aktivizohet futbollistët shqiptarë