Marco Giampaolo është trajneri i ri i Milanit. Lajmi është konfirmuar nga vetë 7 herë kampionët e Europës me anë të një postimi në faqen zyrtare.

51 vjeçari ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Milanin, deri në 30 qershor të vitit 2021, por ka mundësi që ta rinovojë edhe për 1 tjetër vit, deri në 2022.

Giampaolo ishte trajner i Sampdiorias, ndërsa tashmë do të nisë komplet një epokë tjetër për të, duke marrë drejtimin e një skuadre me një nivel shumë të lartë./newsport/