Partizani ka zyrtarizuar kthimin në radhët e të kuqve të Valentino Muratajt, i cili pak ditë më parë i dha lamtumirën Flamurtarit falë dëshirës për t’u bërë pjesë përsëri e kryeqytetasve.
Murataj është prezantuar sot nga të kuqtë, të cilët kishin zhvilluar negociata me të që në verë, por nuk kishin mundur ta shkëputnin nga Flamurtari. Sot, ai është prezantuar me fanellën e tij të vjetër, atë me numrin 21, të cilën mbante te të kuqtë deri kur u largua nga ata pikërisht për t’iu bashkuar vlonjatëve dy sezone më parë.
“FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Valentino Murataj në familjen e kuqe! Mesfushori i formuar në Akademinë Partizani kampion me ekipin U-19 ka qenë pjesë e ekipit të parë gjatë periudhës 2021 – 2024.
Në sezonin 2022-2023, 29 vjeçari kontribuoi në fitimin e titullit të 17-të kampion të Shqipërisë, si dhe fitoi trofeun e Superkupës. Ish kapiteni ynë i bashkohet ekipit pas aventurës te Flamurtari për të riveshur fanellën e kuqe me numrin 21. Murataj ka nënshkruar me klubin një kontratë 1.5 vite”, shkruhej në njoftimin e të kuqve.


