Christophe Galtier nuk është më trajner i PSG-së dhe klubi francez e ka zyrtarizuar largimin e trajnerit pak minuta më parë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, PSG njofton se ka prishur kontratën teksa shton se vendimi i është komunikuar trajnerit pasi përfundoi sezoni.
Galtier do t’i lërë vendin Luis Enriques i cili me skuadrën e Barcelonës ka fituar edhe tripletën. Prezantimi i Enrikes do të bëhet ditët në vazhdim.
“PSG falënderon Christophe Galtier. Në fund të sezonit 2022-2023 PSG ka njoftuar Christophe Galtier për vendimin e marrë për prishjen e kontratës si trajner i skuadrës së parë”, shkruan mes të tjerash klubi parisien.