Aventura e Jurgen Klinsman si teknik i Hertës së Berlinit ka zgjatur vetëm dhjetë ndeshje. Ditën e sotme, klubi nga kryeqyteti ka komunikuar largimin e tij nga posti i trajnerit të skuadrës. Në njoftimin e klubit thuhet se trajneri ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e sotëm.

Zëvendës trajneri, Aleksandër Nuri do të drejtojë ekipin deri në ardhjen e teknikut të ri. Herta nën drejtimin e Klinsman arriti të sigurojë tre fitore, po aq barazime dhe katër humbje. Përtej shkarkimit si trajner, 55-vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit. Ai do të shërbejë në bordin drejtues.

Kjo është eksperienca më e shkurtër e Klinsman në krye të një skuadre, teksa më shumë kohë ka kaluar nën drejtimin e kombëtares së Amerikës, të cilën e ka drejtuar në 98 ndeshje. Legjenda gjermane ka drejtuar edhe Bajernin e kombëtaren e Gjermanisë, para se në krye të “panzerave” të vinte Joakim Lëv. /vipsport/