Real Madrid nuk ka humbur kohë dhe ka zyrtarizuar menjëherë portierin e ri që do të zëvendësojë Tibo Kortuan, që këputi ligamentet pak ditë më parë. Kështu, madrilenët kanë arritur akordin me Çelsin për huazimin e Kepa Arrizabalaga.
Vetë klubi i Realit ka zyrtarizuar afrimin e ri, i cili do të jetë në formë huazimi deri në verën e vitit 2024. Kepa ishte një nga lojtarët që Çelsi e përdorte shpesh këtë merkato në operacione për të transferuar lojtarë, por pa pasur sukses.
“Real Madrid dhe Çelsi kanë rënë dakord për huazimin e lojtarit Kepa Arrizabalaga, i cili do të jetë me klubin këtë sezon, deri më 30 qershor 2024.
Në pesë sezonet e tij te Çelsi ai ka fituar 1 Champions League, 1 herë Kupën e Botës Klube, 1 Superkupë Europiane dhe 1 Europa League. Këtë vit ai ka marrë çmimin për pritjen më të mirë në Premier League për sezonin 2022-2023.
Kepa është një portier me skuadrën spanjolle, me të cilën është shpallur kampion i Ligës së Kombeve të vitit 2023. Me Spanjën ai fitoi edhe Kampionatin Europian U-19 në vitin 2012.
Nesër, e martë, 15 gusht, ora 13:30. në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Kepës si lojtar i ri i Real Madridit. Më pas Kepa do të dalë para mediave” shkruan klubi i Realit në prezantimin e portierit.