Rey Manaj më në fund ka gjetur një ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij futbollistike. Pasi Watford i ndërpreu kontratën në muajn shkurt ai ka qenë pa skuadër.
Teksa pak minuta më parë, ekipi turk i Sivasspor ka prezantuar sulmuesin lushnjar si lojtarin më të ri të ekipit.
Manaj do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, e cila do ta mbajë atë të “lidhur” në Turqi deri në vitin 2026.
Kujtojmë që 26-vjeçari më parë ka luajtur për ekipe si Sampdoria, Cremonese, Inter, Pescara, Pisa, Granadam Albacete, Barcelona dhe Spezia.